Rihanna bëri një paraqitje surprizë gjatë natës së fundit të serisë së koncerteve të Jay-Z në Yankee Stadium të New York-ut, duke elektrizuar mijëra fansa të pranishëm.
Këngëtarja iu bashkua Jay-Z në skenë, ku interpretoi hitet “B*tch Better Have My Money” dhe “Run This Town”, një nga bashkëpunimet më të njohura mes tyre.
Performanca u prit me entuziazëm të madh nga publiku, ndërsa videot nga momenti u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.
Paraqitja e Rihannës shënoi një nga performancat e saj të rralla live në vitet e fundit dhe ishte një nga surprizat e natës përmbyllëse të koncertit të titulluar “Extra Innings”.
Seria e tre koncerteve u organizua në kuadër të 30-vjetorit të albumit debutues të Jay-Z, “Reasonable Doubt”.
Gjatë netëve të mëparshme, në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si Beyoncé, Blue Ivy Carter, Eminem, Pharrell Williams, Nas dhe Alicia Keys.
Rihanna dhe Jay-Z kanë një histori të gjatë bashkëpunimi që prej fillimeve të karrierës së këngëtares.
Ishte pikërisht Jay-Z ai që luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e saj në industrinë muzikore, ndërsa dy artistët kanë sjellë ndër vite disa prej hiteve më të suksesshme të muzikës ndërkombëtare.
– YouTube www.youtube.com


