Influencerja bëhet virale për ngjashmërinë me Erling Haaland, reagon edhe futbollisti.

Wednesday, July 8, 2026

Influencerja Emma Kate Willman është bërë virale në rrjetet sociale pasi ndjekësit vunë re ngjashmërinë e saj të madhe me futbollistin norvegjez, Erling Haaland.

Një video ku ajo tregonte si të bënte një gërshet francez mblodhi mbi 27 milionë shikime, por vëmendjen e mori jo modeli i flokëve, por pamja e saj.

Komentet u mbushën me krahasime me sulmuesin, duke bërë që videoja të arrinte edhe te vetë Haaland.

Futbollisti iu bashkua humorit, duke komentuar thjesht: “Hi” (“Përshëndetje”), të shoqëruar me një ’emoji’ të gishtit lart.

Në një video tjetër, Emma pranoi se krahasimet i kanë sjellë mijëra ndjekës të rinj, por me humor tha se do të preferonte të krahasohej me këngëtaren Zara Larsson sesa me një futbollist.

Ajo theksoi se nuk ka asgjë kundër Haalandit, por e cilësoi veten ‘thjesht një vajzë të zakonshme nga Charleston’.

Ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale vazhduan me shakatë, duke e quajtur influenceren ‘motra e humbur e Haalandit’ dhe ‘versioni femëror’ i sulmuesit norvegjez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -