Xheneta Fetahu pak javë më parë hodhi akuza në drejtim të Loredana Bratit për raportin e saj me Gjestin.
Ajo i është kundërpërgjigjur gjatë një interviste, duke zbuluar të vërtetën mes tyre.
“Ai ishte me stafin e vet, kur ka qenë te ajo vila. Unë kam qenë me shoqet e mia. Ka qenë dhe Brikena me Mateon, ka qenë dhe Xheneta. është një vilë që bashkëpunojnë njerëzit“, u shpreh Loredana.
“Ne kishim marrë një vilë, kur vajta unë atë natë, më thanë pronarët që mbrëmë ka qenë Gjesti. Ne s’kemi qenë me njëri-tjetrin. Gjestin e kam takuar te varrimi i vëllait. Nuk kam thënë asnjëherë që më ka ngacmuar. Ndoshta është marrë ndryshe. Muhabeti ka qenë në nëntor. Unë nuk kam dashur të përdorë njerëz për famën time. Ai ka qenë me Gimbon, unë kam qenë me shoqet e mia“, tha Loredana.
Ajo sqaroi se nuk ka pasur asnjëherë asgjë me Gjestin dhe se këto janë vetëm aludime.


