Indri Shiroka në spektaklin e së hënës në Ferma VIP kërkoi ndarjen live nga Vanesa Sono.
Ai i kishte shkruar një letër asaj, në të cilën do ta njoftonte rreth ndarjes, meqë ish-konkurrentja ndodhet jashtë fermës.
Ky veprim i aktorit u komentua gjerësisht edhe nga fermerët e tjerë, të cilët ngelën të shokuar.
Foto: Instagram
Elvis Pupa në një bisedë me Sara Karajn bëri një deklaratë të fortë për Indrin.
“Gjithë mashtruesit kanë me vuajtur në këtë jetë, gjithë manipulatorët se vuajnë se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve. Njerëzit janë mësuar me dallavere, kështu do t’i shkojë jeta të gjithëve”, u shpreh ndër tjerash.
Këtë duket se e mbështet nga jashtë edhe Vanesa, e cila e shpërndau në InstaStory.
Kjo ka lënë të nënkuptohet se është e lënduar nga Indri dhe se do e marrë atë që meriton.



