Prania e Brikena Selmanit dhe Mateo Borri në jurinë e spektaklit televiziv “She’s on Top” tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale. Megjithatë, ajo që u komentua më shumë gjatë mbrëmjes nuk ishte vetëm paraqitja e çiftit, por dy unazat me diamant që Brikena mbante në dorë.
Detaji ngriti menjëherë dyshime dhe aludime për një martesë të mundshme të fshehtë mes tyre. Moderatorja Sara Gjordeni nuk hezitoi t’i pyeste drejtpërdrejt nëse çifti kishte vendosur të martohej larg syrit të publikut.
Në përgjigjen e tij, Mateo Borri sqaroi se njëra prej unazave ishte dhuratë nga ai, ndërsa tjetra ishte një dhuratë familjare për Brikenën. Deklarata e tij duket se uli disi dyshimet për një ceremoni sekrete.
Ndërkohë, Brikena Selmani zgjodhi ta marrë situatën me humor. Ajo u shpreh me ironi se, nëse një dasmë do të ndodhë në të ardhmen, atëherë Sara Gjordeni dhe Bardhi do të jenë padyshim mes të ftuarve.
“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë”, iu përgjigj Brikena Sarës.
Reagimi i çiftit u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku fansat vazhdojnë të komentojnë raportin e tyre dhe mundësinë e një hapi të rëndësishëm në marrëdhënie. Megjithatë, se si do të shkojnë gjërat, mbetet për t’u parë!


