Paul Rudd, një nga aktorët e preferuar të Hollivudit, ka zbuluar se është arrestuar dy herë kur ishte adoleshent.
Në një intervistë me podkastin “Friends Keep Secrets“, ai tregoi se si një oficer policie i drejtoi një armë në kokë ndërsa ai po luante me pistoleta uji me miqtë e tij.
Rudd tha se për herë të parë u fut në telashe kur ishte 16 vjeç, duke udhëtuar në një makinë me miqtë dhe duke spërkatur njëri-tjetrin me pistoleta uji. “Ne thjesht po spërkatnim njëri-tjetrin. Ishim thjesht banditë të zakonshëm“, tha aktori. Pasi policia i ndaloi, gjërat u bënë serioze. “Ky polic ishte një psikopat i vërtetë. Ai na drejtoi një armë dhe tha: ‘Më mirë lutuni që të jetë një pistoleta uji‘”, kujtoi ai.
Aktori pretendon se oficeri nuk kishte arsye të reagonte në atë mënyrë dhe se të dy burrat përfundimisht u akuzuan për drejtim të pakujdesshëm. “Ai pretendoi se po lëviznim në korsinë tjetër, gjë që nuk ishte e vërtetë“, tha Rudd, duke shtuar se edhe atij iu desh të shkonte në gjykatë për incidentin.
Disa vite më vonë, ai pati një tjetër përplasje me policinë, këtë herë gjatë vitit të parë në Universitetin e Kansasit. Rudd tregoi se ishte nën moshë dhe mbante një kanaçe birre përpara një bari kur oficerët iu afruan. Ai u përpoq të shpjegonte se nuk kishte pirë, por ata nuk e besuan dhe përfundoi përsëri në gjykatë. Dënimi ishte më i lehtë, megjithatë, dhe ai duhej të bënte shërbim ndaj komunitetit në një klub të të rinjve lokal.


