Madonna dhe Sabrina Carpenter publikojnë këngën “Bring Your Love”

Friday, May 1, 2026

Madonna dhe Sabrina Carpenter kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri “Bring Your Love”, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale me reagime entuziaste.

Dyshja e prezantoi këngën fillimisht në skenën e Coachella, ku performuan edhe hitet “Vogue” dhe “Like A Prayer”, duke surprizuar publikun.

Kënga vjen si pjesë e albumit të ri të Madonnës, “Confessions II”, që pritet të publikohet më 3 korrik.

Fansat e kanë cilësuar projektin si “perfekt” dhe një hit të mundshëm të verës, edhe pse nuk kanë munguar disa kritika.

Pavarësisht kësaj, bashkëpunimi po konsiderohet një nga momentet më të përfolura të muzikës pop së fundmi.

– YouTube

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom