Ka qenë vetë modelja angleze që ua ka bërë të ditur lajmin fansave nga faqja e saj zyrtare e twitter-it. Ajo ka rrëfyer se është ndarë nga i shoqi disa muaj më parë. Në mes të kësaj ndarjeje duket të jetë ylli Australian i cricket-it Shane Warne. Gjatë një gare me kuaj, Liz u fotografua së bashku me lojtarin dhe dukej qartë se ata të dy nuk ishin vetëm miq. Sigurisht që përgënjeshtrimet nuk kanë shërbyer për asgjë, pikërisht se çifti u fotografua shpesh herë së bashku. Herën e fundit ka qenë një tabloid anglez që kish botuar foto të lojtarit të cricket-it duke pohuar se kish kaluar dy netë me Zonjën Nayar. Kështu Liz në vend që t’i ndalonte zërat për një marrëdhënie jashtëmartesore, deklaroi fundin e martesës me miliarderin Arun.

Advertisement