Moza kritikon veshjen e Arbanës. “Dukej si bodybuilding, i thonin bukur, të gjithë rrenacakë…”

Friday, April 3, 2026

Moza ka fituar zemrat e publikut në Ferma VIP me sinqeritetin dhe humorin e saj.

Së fundi, ajo nuk i kurseu komentet qesharake edhe për veshjen e moderatores Arbana Osmani, duke i dhënë një këshillë të sinqertë dhe plot humor.

 Ferma VIP/Ferma VIP

Në një video të publikuar nga vetë Arbana në InstaStory, Moza tha: “Kishte veshur diçka të zezë dhe dukej si bodybuilding. Të gjithë i thonin ‘sa bukur, sa bukur’, por unë desha t’i them: mos vish më të zeza, vish ndonjë gjë të çelët për Prime-in tjetër, ta kesh parasysh, kurrë më me të zeza.”

Moza shtoi me humor: “Të gjithë i thonin ‘sa bukur’, të gjithë rrenacakë, s’më erdhi radha të them ‘vish diçka të çelët të shkon më shumë’”.

Ndërkohë, Jonida qeshte dhe thoshte “vdiqa”, ndërsa Moza vazhdonte me komentet e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom