Këngëtarja spanjolle Rosalía u detyrua të ndërpresë papritur koncertin e saj në Milano pasi u ndje keq gjatë performancës, për shkak të një helmimi nga ushqimi që kishte konsumuar më herët. Artistja po performonte në arenën Unipol Forum në kuadër të turneut të saj “Lux”, kur gjendja shëndetësore e detyroi ta mbyllte koncertin më herët se sa ishte planifikuar.
Pavarësisht se u përpoq ta vazhdonte shfaqjen, Rosalía u tha fansave se nuk ishte në gjendje ta përfundonte performancën. Në një video që qarkulloi në rrjetet sociale, ajo dëgjohet duke thënë:
“U përpoqa, edhe pse isha e sëmurë.”
Pas incidentit, këngëtarja reagoi në Instagram duke publikuar një foto nga spitali.

Ajo falënderoi publikun për mbështetjen dhe mirëkuptimin, duke shkruar:
“Ndihem më mirë. Faleminderit shumë atyre që ishin aty për dashurinë dhe mirëkuptimin që treguan.”
Ndërkohë, fansat kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje për artisten, duke i uruar shërim të shpejtë pas këtij incidenti të papritur gjatë turneut të saj.


