Pas fjalëve denigruese të Rogertit, reagon motra e Mateos: Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën.

Tuesday, March 3, 2026

Një debat i ashpër mes Mateo Borrit dhe Rogert Sterkaj ka ndezur reagime të forta në rrjetet sociale, pasi situata kaloi kufijtë e një përplasjeje verbale mes dy individëve. Gjatë konfliktit, Rogert Sterkaj përmendi motrën e Mateos, një veprim që u konsiderua nga shumë si i papërshtatshëm dhe jashtë çdo norme etike.

Pas këtij momenti, reagimi nuk vonoi të vinte. Motra e Mateos zgjodhi të flasë publikisht përmes rrjeteve sociale, duke shprehur indinjatën e saj të thellë ndaj asaj që ndodhi. Në reagimin e saj, ajo e cilësoi situatën si “më të turpshmen” që kishte parë apo dëgjuar ndonjëherë, duke theksuar zhgënjimin ndaj mënyrës së sjelljes dhe mesazhit që, sipas saj, u përcoll publikisht.

Kjo është situata më e turpshme që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Turp për burrin dhe babanë që je dhe ca shembulli jep jashtë kaq kisha unë. Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën se as hasmin s’do doja ta shihja aq keq. Po kursehem me fjalët”, ka shkruar ajo.

Në të njëjtën kohë, reagimi i saj nuk u ndal vetëm te kritika. Ajo shfrytëzoi momentin për të shprehur krenarinë dhe mirënjohjen ndaj vëllait të saj, Mateo Borrit, për mënyrën se si e ka mbështetur dhe rritur ndër vite. Me fjalë prekëse, ajo e quajti atë “heroin” e saj, duke theksuar lidhjen e fortë familjare mes tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -