Në dhomën e gjumit, Mateo dhe Brikena kanë pasur një bisedë të qetë dhe të gjatë.
Brikena, që nga fillimi, ka qenë më e tërhequr dhe nuk është afruar shumë me Mateon, edhe pse Mateo deri tani nuk është dorëzuar, duke u munduar ta fitojë dashurinë e saj.
Pjesë nga biseda:
Mateo: E di që e ke shumë të vështirë të shprehesh.
Brikena: Jo. Për çfarë? Për çfarë e ke fjalën?
Mateo: Nëse deri dje kam pasur dyshime, tani s’kam më fare.
Brikena: Që nuk shprehem te ti.
Mateo: Jo, nëse deri dje kam pasur dyshime se ke pëlqim apo s’ke pëlqim, tani s’kam dyshime.
Mateo: S’kam dyshime që më ke qejf.
Brikena: Është mendimi yt. Po ti s’ke pasur dyshime as në fillim, thoshe ‘Unë e di saktë se ti…’
Biseda e qetë mes Mateo dhe Brikenës zbulon një sinqeritet të rrallë, duke treguar qartë ndjenjat e tyre mes sfidave të lojës.


