Kështu është shprehur kryeministri Berisha i pyetur nga gazetarët për situatën e përmbytjeve në Shkodër dhe masat që ka marrë qeveria. “Projekti i by-passit që ishte më parë ndërtimi i një autostrade është shndërruar në projektin e një autostrade dhe argjinature që do të mbrojë qytetin nga përmbytjet nga liqeni. Kjo autostradë do të jetë 13 km dhe me një kanal që do të bëjë të mundur evadimin e ujrave që dalin nga qyteti” theksoi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se një nga prioritetet e qeverisë mbetet edhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës që sipas tij do të jetë e vetmja vepër energjitike publike që do të ndërtojë qeveria. “Pas një problematike për shkak të krizës financiare për ta ndërtuar atë si vepër publike interesi i kompanive është shumë i madh. Grupe të fuqishme aziatike kanë shfaqur interes dhe jemi në fazën e shqyrtimit të projekteve që krahas prodhimit të energjisë ky objekt të shërbejë edhe për një mbrojtje.Gjithashtu sot firmosin edhe marrëveshjen me Malin e Zi që të ndërmarrin projekte të përbashkëta për Bunën” shtoi më tek kryeministri Berisha.

Advertisement