Tiranë – Socialistët ofrojnë ndihma për të përmbyturit

Në një prononcim për mediat kreu i selisë rozë Edi Rama theksoi se PS-ja është angazhuar për të dërguar ndihma për banorët e prekur nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. “Paralelisht me betejën politike për adresimin e problemit të shkaktuar nga keqqeverisja si shprehje e dështimit të Berishës ne jemi angazhuar në dërgimin e ndihmave pranë njerëzve që janë në kushte të vështira mbijetese, dhe kjo dërgesë është pjesë e këtij angazhimi” theksoi Rama duke shtuar se të gjitha strukturat e PS-së në rrethe janë të angazhuar për mbledhjen e ndihmave për banorët e Shkodrës.

Advertisement