Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare të cilat theksojnë se Raradinajt i lejohet qëndrimi në Kosovë nga 17 dhjetori deri më 14 janar të 2011 me një sërë kushtesh. Kushti kryesor është që ai të mos largohet nga Prishtina dhe të mos bëjë asnjë deklaratë publike. Haradinaj kishte bërë kërkesë për lirim të përkohshëm për të qenë afër bashkëshortes së tij e cila pritet të lind fëmijën e tyre të tretë në këtë periudhë kohore. Ndërkohë Tribunali një kërkesë të njëjtë ia ka refuzuar Lah Ibrahimajt.