Tha se ishte mosmirënjohës: Këngëtari grek i kundërpërgjigjet Rozana Radit.

Friday, December 12, 2025

I ftuar në “Living Day” në Vizion Plus, këngëtari grek, Sany, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Rozana Radit në “Goca dhe Gra”, ku ajo e quajti mosmirënjohës dhe e akuzoi se kishte shfrytëzuar imazhin e saj për koncertet e tij në Shqipëri. Si fillim, Sany konfirmoi se dyshja nuk kanë më komunikim:

Nuk u kushtoj shumë rëndësi fjalëve apo komenteve negative te njerëzve, por është e vërtetë që nuk flasim më. Së pari, sepse pas fitores në këtë festival, Rozana u fut menjëherë në një reality.”

Më tej, Sany tregoi se akuza e Rozanës për mosmirënjohje nuk vlente për të:

Nuk më pëlqen të flas për këtë kur personi tjetër nuk është prezent. Sigurisht që mund të përgjigjem për diçka që dikush ka thënë kur unë s’kam qenë i pranishëm. Unë nuk mendoj që kam qenë mosmirënjohës dhe kjo është treguar në të gjitha postimet e mia në rrjetet sociale.”

Sa i përket shfrytëzimit të imazhit që pretendoi Rozana, Sany shpjegoi se ishte një incident që ndodhi vetëm një herë:

Ky incident ka qenë vetëm një rast, një biznes që më ftoi për të kënduar mori foton e të dyve ne, por shënoi vetëm emrin tim me të madhe. Nuk e bëra as unë, ku qëndron problemi këtu? Dhe sikur ta bëja unë, do e përdorja foton e të dyve ne, kemi një këngë bashkë.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -