Shpat Kasapin do ta shohim në “BBVA 5”?

Friday, December 5, 2025

Kur menduam që Shpati s’mund të na surprizonte më (pas lajmit të divorcit, mohimit e konfirmimit të tij, sherrit në dasmë), le të themi që u befasuam sërish! Shpat Kasapi mund të jetë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Sipas burimeve të sigurta të “Prive”, negociatat e produksionit me Shpatin janë mbyllur dhe ai do të jetë banor dhe garues për çmimin e madh.

Rikujtojmë se Shpati është në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me ish-bashkëshorten, Selvije Jao, e cila meqë ra fjala, kur u pyet nga ndjekësit nëse do të ishte në “BBVA 5”, ajo u shpreh shkurt e qartë se nuk do të dalë as nëpër intervista, e jo më në “Big Brother”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -