Në një konferencë për shtyp kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të kryeqytetit Ferdinand Poni ka deklaruar se këshilltarët e PD-së do të kërkojnë gjithashtu edhe proçedim penal për kryebashkiakun Rama pasi ka thyer Kushtetutën dhe ligjet si dhe dëmtuar interesat e shqiptarëve. Ai gjithashtu ka theksuar se me moszbukurimin e Tiranës Rama ka sabotuar festën e shqiptarëve. “Edvin Rama me përzerje të ulët morale mes mbartësit të një fryme moralisht të ulët nuk mund të rrijë asnjë ditë pa fyer shqiptarët” theksoi Poni duke shtuar se Rama ka shkelur dinjitetin dhe ligjin e këtij shteti. Sipas tij moszbukurimi i rrugëve nga ana e Bashkisë tregon një veprim të turpshëm të Ramës për të përjashtuar kryeqytetasit nga kjo festë. “Kjo situatë e përsëritur tregon se këto veprime që është shumë pak t`i quash si tradhëti dhe prishje të imazhit, dhe i jep të drejtë qytetarëve të kërkojnë që të merren masa për këto veprime të tilla” theksoi Poni.
Previous article
RELATED ARTICLES


