Aktorja amerikane Angelina Jolie udhëtoi përsëri për në Ukrainë. Këtë herë ajo vizitoi qytetin e Khersonit.
Qëllimi i saktë i udhëtimit të saj në qytetin që ndodhet në vijën e frontit mbetet i panjohur, raporton media ukrainase Most.
Besohet se Jolie e ka vizituar Ukrainën si pjesë e një programi bamirësie, ku ajo vizitoi objekte mjekësore, duke përfshirë një spital për fëmijë dhe një maternitet.
U publikuan edhe foto të bëra gjatë kësaj vizite, ku shihet Angelina Jolie duke luajtur me fëmijë. Kjo është vizita e saj e dytë në Ukrainë. Ajo e vizitoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2022 si pjesë e një misioni humanitar.
Pastaj ajo vizitoi fëmijët, personat e zhvendosur dhe vullnetarët.





