Pasi zbuloi për National Enquirer që Travolta është homoseksual ka shtuar detaje për gazetën Gawker, vetëm disa ditë përpara lançimit të librit “You’ll Never Spa in This Town Again”. “John-it i pëlqen të ketë marrëdhënie seksuale në sauna. Ai ka pëlqyer gjithmonë zezaket, djemtë nga Lindja e Mesme, meksikanët, hispanët dhe tani i pëlqejne koreanët”,- ka thënë. Aktori është i martuar me Kelly Preston që prej vitit 1991 dhe është babai i tre fëmijëve (njëri prej të cilëve ka vdekur dhe një tjetër është gati duke lindur) gjithashtu është anëtar i Kishës së Scientology-së. “Unë shkova disa herë në sauna dhe e pashë John me burra të tjerë. Ai bënte seks oral, por jo gjithnjë seks të plotë. Një herë m’u afrua të më hiqte peshqirin por unë nuk kisha dëshirë. Ai di shumë mirë se si të magjepsë edhe homoseksualët edhe heteroseksualët”,- ka thënë Robert. Deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga aktori në lidhje me këto deklarata. Nga ana e tij Robert ka theksuar se kur ka dhënë intervistën i është nënshtruar makinës së të vërtetës dhe sipas kësaj ai nuk gënjen.


