“Shape of You” e Ed Sheeran, kënga më e transmetuar e dekadës në “Apple Music”.

Friday, December 5, 2025

Një sukses dhjetëvjeçar. “Shape of You” e artistit britanik Ed Sheeran është kënga më e transmetuar e dekadës së fundit në aplikacionin e muzikës “Apple Music”, e cila ka publikuar listën me 100 këngët më të mira në platformë.

Kjo këngë në fakt që me publikimin e saj për herë të parë në vitin 2017, theu rekordin për këngën pop më të transmetuar në ditën e parë të publikimit në historinë e platformës në nivel global. Po ashtu, siç shkruan Corriere.it, gjatë 10 viteve të para të “Apple Music”, ajo ka kryesuar listën e këngëve më të mira pop për më shumë se 1 mijë e 800 ditë, më shumë se çdo hit tjetër. Gjithashtu përveç listës së muzikës pop, “Shape of You” kryesoi listën e përgjithshme të këngëve më të mira për më shumë se 1 mijë ditë.

Pas këngës së Sheeran-it, në listën e këngëve më të transmetuara të dekadës vjen “Blinding Lights” e artistit amerikan The Weeknd, e ndjekur nga “God’s Plan” e Drake, që zë vendin e tretë.

Ed Sheeran është një nga pesë artistët më të mirë për nga numri i këngëve që janë bërë pjesë në listat e vlerësimeve jo vetëm të “Apple Music”, por edhe të aplikacioneve të tjera. Pas këtij vlerësimi, Sheeran dha dhe një intervistë ku u shpreh se këtë këngë mund ta luajë kudo, në çdo vend të botës dhe gjithmonë do jetë dikush që do ia njohë.

“Do të jem në gjendje ta luaj përgjithmonë… Jam thjesht mirënjohës që kam këngë të tilla, që mund të jesh kudo në botë dhe dikush të jep një kitarë dhe mund ta bëj dikë të lumtur me të“, tha artisti britanik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -