Është ky rezultati i hetimeve të kryera, sipas të cilave avioni i “Air India Express” iu afrua Mangalores kur ndodhej në lartësinë e gabuar dhe në këndin e gabuar. Sipas raportit të publikuar nga mediat, piloti, shtetasi serb Zlatko Glusica, ishte i çorientuar pasi kishte fjetur shumicën e kohës së udhëtimit, që do të zgjaste tre orë. Nga ana e saj, linja ajrore ka deklaruar se nuk do ta komentojë rezultatin e hetimeve, derisa të publikohet raporti zyrtar. “Mediat kanë publikuar vetëm pjesë të raportit. Kur të marim raportin e plotë ne do t`i përgjigjemi qeverisë së Indisë”, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë.