Xheneta reagon pas dhunës ndaj Gjestit: Për familjen time jom në gjendje të jap jetën.

Friday, December 5, 2025

Pas ngjarjes së paprecedentë në Big Brother VIP, ku Jozi ushtroi dhunë ndaj Gjestit, ka reaguar edhe Xheneta Fetahu, ish-banore dhe ish-partnere e Gjestit, përmes një postimi në rrjetin social X.

Ajo shprehu mbështetjen e saj për Gjestin, pavarësisht se lidhja e tyre ka përfunduar:
Kushdo me pas qenë në vendin e Gjestit kisha reagu njësoj, sepse është sjellje që nuk m’doket normale e aq ma pak me pre ndokënd,” – ka shkruar ajo, duke theksuar ndjeshmërinë që ndjen kur përmendet familja.

Xheneta vuri në dukje se është një person mirënjohës dhe nuk harron mbështetjen që ka marrë në momentet e vështira, duke aluduar për mbështetjen që Gjest ka treguar ndaj saj më parë:
Unë jom e lindur me qenë mirënjohëse dhe nuk harroj që kur është përmend familja, jem ka qenë afër meje.”

Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën reagimin e saj. Një ndjekës e akuzoi për hipokrizi, duke ia kujtuar një moment tjetër dhune në ekran ndaj një vajze. Xheneta nuk nguroi të përgjigjej:
E kam thënë e po e them prapë, nuk është zgjidhje e duhur, por në momentin që preket familja jem nuk durohem dhe normalisht që reagoj. Shkurt shqip, për familjen tem jom në gjendje jetën me dhon.”

Reagimi i saj ka ngjallur komente të shumta në rrjete sociale, duke ndarë ndjekësit mes atyre që e justifikojnë dhe të tjerëve që kërkojnë më shumë përgjegjësi publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -