Kështu është shprehur kreu i PS-së Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. “Ne do të kërkojmë në një seancë të jashtëzakonshme mocionin e mosbesimit për kryetaren e Kuvendit Topalli si një pengesë për arritjen e standarteve” theksoi Rama duke shtuar se PS-ja gjithashtu do të kërkoj mocion mosbesimi edhe për kreun e qeverisë, si një akt i dobishëm që mbase nuk mund të sjellë rrëzim e qeverisë por sipas tij do të nënvizojë qartë ndarjen në parlament të atyre që mbrojnë të drejtat e qeverisë dhe atyre që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve. “Kjo asamble mblidhet në një kohë kur për Shqipërinë janë marrë dy vendime të rëndësishme, liberalizimi i vizave dhe refuzimi i statusit kandidat për në BE, ku e para kaloi shqiptarët drejt Europës ndërsa e dyta ngeli qeverinë për t`u bërë anëtare e BE-së” theksoi më tej Rama duke shtuar se kriza politike në vend po shkon në një rrugë pa kthim dhe për këtë faji është i kryeministrit Berisha. Gjithashtu kreu i opozitës ritheksoi edhe njëherë se PS-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë për ndryshimin e kodit zgjedhur pa u zgjidhur më parë transparenca e zgjedhjeve duke shtuar se opozita kërkon hetimin e materialeve zgjedhore dhe jo të fletëve të votimit.