Kosovë – EULEX kundër dy kandidatëve të PDK-së

Menjëherë pas kësaj deklarate nisën edhe polemikat mes tij e kandidatit Limaj. Sipas këtij të fundit, për këtë çështje vendos ligji. “Mbi të gjitha çdo njeri duhet t`i pranojë parimet e përgjithshme se çdokush është i pafajshëm, derisa nuk është shpallur fajtor. Sidoqoftë, personalisht mendoj se do të ishte e ndershme dhe më mirë për imazhin e Kosovës, nëse njerëzit të cilët janë nën hetime dhe janë subjekt i proçedurave gjyqësore, të mos futeshin në garë si përfaqësues të popullit, derisa emri i tyre të qartësohej”, u shpreh Andy Sparks, zëvendës i shefit të EULEX-it. Por, e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Fatmir Limajt. “Besoj që nuk ka nevojë për sqarime, këtu i jep sqarimet ligji. Ne i përmbahemi ligjit, e jo disponimeve të individëve dhe vazhdojmë ashtu siç është ligj”, u shpreh ministri në largim i Transporteve, Fatmir Limaj. Deklarata e Sparks erdhi pas një takimi me zv/kryeministrin në largim Hajredin Kuçi, i cili tha se Limaj e Syla janë të pafajshëm, dhe s`kanë asnjë vendim nga gjykata.

Advertisement