Bullgari – Mbyllen 7 ambasada

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm bullgar, Nikolla Mlladenov, i cili ka saktësuar se propozimi do t’i paraqitet së shpejti qeverisë. Sipas Mlladenov, ambasadat që do të mbyllen janë 4 në Afrikë, dy në Azi, si dhe një ambasadë në Amerikën Latine. “Për ne kjo është thjesht cështje ekonomike. Në vitin 2011 Bullgaria do të mbyllë 101 vende pune në përfaqësitë diplomatike, që nënkupton 21 diplomatë dhe 80 punonjës diplomatikë më pak”, ka saktësuar Mlladenov.

Advertisement