Fotot e para shtatzënë

Modelja u martua me aktorin hollywoodian Orlando Bloom në një ceremoni super sekrete, dhe pas pak muajsh çifti bëri publik lajmin se priste një fëmijë. Mamaja e ardhshme tashmë është mësuar me jetën bashkëshortore dhe duket shumë e lumtur. “Familja është jeta për mua. Vendimi për të krijuar një të tillë nuk ishte fare i komplikuar”,- ka thënë ajo. Lajmi se priste një fëmijë i ka ardhur papritur gjatë një shërbimi fotografik në Paris. Miranda tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe preferon që seksin e bebit t’a mbajnë secret deri në momentin e lindjes.

Advertisement