A është e vërtetë se…

Kësaj pyetjeje e të tjerave n’a ndihmon t’i përgjigjemi edhe një studim i realizuar nga një grup dietologësh amerikanë nga Universiteti i Minnesota-s.

1. Kafeja dekafeinato a është vërtetë pa kafeinë? Jo, nuk është 100 % pa kafeinë, por përmban një sasi shumë të vogël prej 5 mg, krahasuar me sasinë prej 135 mg të një kafeje normale.

Advertisement

2. Është më e shëndetshme të pish një kafe normale se të pish kafe dekafeinato? Përsa i përket shëndetit nuk ka asnjë ndryshim. Pjesa më e madhe e ekspresëve të kafesë përdorin metoda të sigurta dekafeinimi, në vend që të përdorin produkte kimike të dëmshme si kloridi i metilenit.

3. Sa kafe duhet të pijmë çdo ditë? Sipas studimit të dietologëve amerikanë nga Universiteti i Minnesota-s, personat që gëzojnë shëndet të plotë mudn të pijnë tre filxhanë kafeje në ditë (të barazvlefshme me 300 – 400 mg). Kjo sasi nuk dëmton aspak shëndetin, përkundrazi ka efekte pozitive.

4. Cilat janë këto benefite që sjell kafeja për shëndetin? Disa studime sugjerojnë se kafeina mund të ulë rrezikun e prekjes nga disa sëmundje si Parkinsoni, dhe se çdo lloj kafeje (normale apo dekafeinato qoftë) mund të ulë rrezikun e prekjes nga diabeti. Studime të tjera kanë bërë një lidhje dhe midis konsumimit të kafesë me një rrezikshmëri më të ulët të prekjes nga tumori në zorrën e trashë, në gojë, fyt, ezofag dhe endometër. Sipas mendimeve të studiuesve dhe ekspertëve shumë nga këto benefite për shëndetin janë disa përbërës antioksidues të cilët gjenden në kafe: fenolet.

5. Cilat janë rrisqet e të pirit tepër kafe? Shumë kafeinë mund të shkaktojë çrregullime në gjumë, nervozizëm, irritime, shtim të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut në disa raste. Kjo sepse kafeina është një stimulues dhe nëse vuani nga tensioni i lartë apo probleme zemre mudn të jetë e nevojshme limitimi i sasisë së kafeinës në një filxhan kafe në ditë, ose dhe më pak.

6. A është e sigurt të pish kafe gjatë shtatzanisë? Kafeina që përmban kafeja mund të shtojë tek disa gra shtatzëna rrezikun për abort spontan. Për të qenë të sigurt mjekët rekomandojnë që të konsumohet vetëm një kafe në ditë dhe kjo vetëm nga gratë që gëzojnë shëndet të plotë gjatë shtatzanisë së tyre.