Këto janë pamjet që tregojnë momentet e fundit të Liam Payne sa ishte gjallë. Pamjet fillimisht janë siguruar dhe publikuar nga DailyMail, të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë brenda hotelit “CasaSur Palermo” në Buenos Aires, ku Payne qëndronte dhe humbi jetën teksa u rrëzua prej ballkonit më 16 tetor.
Siç do e shikoni në pamjet që do të paraqiten më poshtë, Liam mbahet nga disa punonjës. Pyetja është pse e lëvizën, nëse ishte kaq keq? Pse hoteli nuk thirri menjëherë një ambulancë?
Ora e shënuar në imazhin e fiksuar tregon 16:54:48. Çuditërisht, një fotografi e dytë e marrë nga kamerat e sigurisë jashtë dhomës së Liam tregon tre punonjësit dhe Payne-n në orën 16:54:37. Kjo do të thotë, që ata janë dukshëm 11 sekonda përpara se të jenë në holl.
Udhëtimi nga holli në katin e tretë merr të paktën 90 sekonda, sipas një burimi. Pra, të paktën njëra nga oraret është e pasaktë.
Ajo që dimë me siguri është se pak pas orës 17:00, Payne ra 13 metra nga ballkoni i dhomës së tij në oborrin e brendshëm të hotelit. Ai vdiq në çast. Në orën 17:11 ka mbërritur autoambulanca e cila ka konfirmuar vdekjen e tij.
Raporti i toksikologjisë ka gjetur gjurmë alkooli, kokainë dhe antidepresivë me recetë në dhomën e këngëtarit të ndjerë.