Vinicius Junior dhe asnjë nga klubi i Real Madrid-it nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së “Topit të Artë” në Paris këtë të hënë.
Lajmin e ka bërë publik gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano, i cili thekson se ky vendim ka ardhur, pasi te Real Madrid janë informuar që braziliani nuk do të jetë fituesi i “Topit të Artë”.
“Vinicius Jr nuk do të udhëtojë për në Paris pasi Real Madrid-i është informuar se ai nuk do ta fitojë ‘Topin e Artë’. Askush nga Real Madrid-i nuk do të marrë pjesë në ceremoni. As Florentino Perez, Carlo Ancelotti dhe as Jude Bellingham”, -bën me dije Romano.
Ceremonia e dhënies së “Topit të Artë” do të mbahet këtë të hënë, duke nisur nga ora 20:00 në Paris, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë fituesi i këtij viti.