Një nga truprojat e Drake plagoset rëndë nga të shtënat në shtëpinë e reperit në Toronto…

Incidenti vjen në mes të një grindjeje të nxehtë reperash, ndërmjet Drake dhe Kendrick Lamar, me këngë replikuese dhe shpifje publike të shkëmbyera mes tyre.

Policia po heton për të shtënën jashtë rezidencës së reperit Drake në Toronto, ku një roje sigurie ka mbetur “i plagosur rëndë”

Advertisement

Autoritetet nuk konfirmuan nëse Drake, emri ligjor i të cilit është Aubrey Graham, ishte në shtëpi në kohën e të shtënave, por thanë se ekipi i tij po bashkëpunon. Të shtënat ndodhën rreth orës 2 të mëngjesit të së martës në lagjen e pasur Bridle Path të Torontos.

Inspektori i policisë së Torontos, Paul Kraëczyk tha se pamjet e të shtënave ishin gjetur dhe roja i plagosur, është shtruar në spital.

Sulmuesi i dyshuar thuhet se është parë duke u larguar nga zona me një automjet. Dëshmitarët i thanë mediave kanadeze se roja i sigurisë kishte pësuar disa plagë me armë zjarri, duke përfshirë një në gjoks.

Javët e fundit, Drake ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje rep me Kendrick Lamar, ku secili artist lëshon replika fyese duke sulmuar tjetrin.

Kënga më e fundit e Lamar, “Not Like Us”, paraqet një imazh satelitor i mega-rezidencës së Drake prej 50,000 metrash katrorë. Kjo është e njëjta pronë që u rrethua me shirit policie pas të shtënave të së martës.

Në këngë, Lamar pretendon se Drake ka qenë i përfshirë në raporte me femra të mitura, me imazhin shoqërues që sugjeron se ai po strehon shumë shkelës seksualë nën çatinë e tij.

Reperi i Torontos i ka mohuar me forcë këto pretendime në një këngë tjetër të titulluar “The Heart Part 6”.

Krawczyk u pyet nëse grindja ishte një faktor në të shtënat dhe ai tha se ndërsa hetuesit janë në dijeni të këtyre, ishte shumë herët për të diskutuar mbi motivin.