Zendaya tregon se si ia doli t’i xhirojë pa siklet skenat erotike në filmin ‘Challengers’!

Turneu për shtyp i filmit “Challengers” vijon dhe përpos veshjeve mbresëlënëse të Zendaya, të cilat përgjithësisht janë me tematikën e filmit (i cili na sjell marrëdhënien treshe të tenistëve dhe jo vetëm ;)), foli edhe për skenat erotike, të cilat janë xhiruar plotësisht me ndihmën e madhe të një koordinatori intimiteti.

Advertisement

Një rifreskim për memorien e të gjithëve: Filmi na rrëfen për jetën dhe *tensionin seksual* të superyllit të tenisit, Tashi Duncan. Në film, krijohet marrëdhënia treshe mes saj dhe lojtarëve Art dhe Patrick (të luajtur nga Mike Faist dhe Josh O’Connor). Sipas Zendaya, puna me koordinatorin profesionist ishte edhe çelësi për të xhiruar skenat e nxehta dhe intime.

Ne kishim një koordinator të intimitetit, i cili ishte fantastik dhe shumë i dobishëm, sepse ishte e rëndësishme që ne të ndiheshim të sigurt”, tha ajo, duke shtuar:

Kam folur me kolegët e mi, që të gjejmë një mënyrë për t’u ndjerë më të qetë. Kemi luajtur tenis, kemi dalë, kemi bërë prova bashkë. Ne duhet të lidheshim (si miq) dhe të ndiheshim mirë me njëri-tjetrin”, tha Zendaya, e cila na tregoi se si hiqet sikleti për aktorët.

Mendimin e saj e mbështeti edhe kolegu, Mike Faist, i cili u shpreh: “Ne kaluam kohë bashkë, gjatë provave dhe më tej. Kalova pak më shumë kohë me Josh. U njohëm si njerëz para se të merrnim pjesë në film. Ne krijuam një miqësi të vërtetë krijoi bazën e filmit”.

Luca Guadagnino është regjisori i“Challengers” (nëse emri i tij s’të thotë gjë, të kujtojmë se është edhe regjisor i “Call Me By Your Name”) dhe nisur nga trailer-i i filmit dhe dëshirën e njerëzve për ta parë, pritet të thyejë rekorde.