Spanja, rivali i Shqipërisë në Grupin E, rrezikon të përjashtohet nga “Euro2024”, ky është lajmi i bujshëm i bërë publik nga mediat iberike.
Federata Spanjolle e Futbollit po kalon momentin më të errët në histori, kjo si pasojë e hetimeve që po kryer ndaj ish presidentit Luis Rubiales dhe anëtarëve të tjerë të stafit të tij, ku janë nën hetim për korrupsion. Qeveria Spanjolle po planifikon të ndërhyje në Federatë për të sqaruar këtë çështje, organizimin e Superkuës në Arabinë Saudite, por kjo lëvizje mund të ketë pasoja të mëdha, pasi FIFA dhe UEFA nuk lejojnë ndërhyrjen e politikës, qeverisë, në botën e futbollit.
Sipas Diario AS, dy qeveritë e futbollit, botëror dhe evropian, kanë paralajmëruar qeverinë spanjolle se nëse ndërhyjnë në punët e federatës, atëherë rrezikojnë të paralizohen. Dënimi mund të shkojë deri në atë pikë sa të përjashtohet Spanjën nga tunreu i radhës, “Euro2024”.
Jo vetëm Federata spanjolle, nga ndërhyrja e qeverisë mund ta pësojnë edhe klubet e La Liga, me UEFA-n që mund t’i përjashtojë nga turnet që ajo organizon, Champions, Europa dhe Conference League, duke nisur nga sezoni 2024/25. Ideja e qeverisë spanjolle është të emëroj një president të përkohshëm në krye të Federatës Spanjolle, nëse kjo ndodhë atëherë FIFA dhe UEFA do të vihen në lëvizje.