Jennifer Lopez së bashku me dy binjakët e saj Max dhe Emme kanë bërë debutimin e tyre të parë për fushatën publicitare të linjës së veshjeve për fëmijë të GUCCI-t. Fotot janë realizuar nga Mert and Marcus në plazhin e Malibusë. Koleksioni i ri do të jetë për dy breza moshorë, 0 – 2 vjeç dhe 2 – 8 vjeç dhe do të përfshijë gjithçka që nga syzet e diellit, këpucë, rroba etj.