Rihanna performon para dasmës së djalit të miliarderit indian!

Këngëtarja e njohur Rihanna u largua nga India pasi performoi si pjesë e ceremonive para dasmës së djalit të vogël të miliarderit Mukesh Ambani.

Rihanna, e cila lindi fëmijën e saj të dytë në Gusht, performoi për herë të parë që nga Superboël vitin e kaluar.

Advertisement

Sipas India Today, këngëtares së muzikës R&B iu ofrua një shifër prej 9 milionë dollarë për të marrë pjesë në ngjarje.

Anant Ambani, 28 vjeç, do të martohet me të dashurën e tij prej disa kohësh.

Në festën e Anantit para dasmës morën pjesë Bill Gates pronari i kompanisë Meta Mark Zuckerberg dhe Ivanka Trump.

Festimet e bujshme po organizohen nga Mukesh Ambani, biznesmeni me pasurinë më të madhe në Azi.

66-vjeçari është personi i 10 –të më i pasur në botë dhe ka trashëguar nga babai i tij një biznes mjaft të suksesshëm që merret me tregtimin e naftës dhe gazit natyror.

Vlen të theksohet se Ambani organizoi dasmën më të shtrenjtë në Indi për vajzën e tij në vitin 2018, me vlerë 100 milionë dollarë, në të cilën këndoi ylli amerikan i popit Beyoncé.