Turqi – Nis procesi kundër 151 personave

Ata akuzohen për një sërë krimesh, anëtarësim në grup të armatosur, propagandë, cënim të integritetit territorial turk dhe mbajtje të protestave ilegale. Ndërkohë, qindra mbështetës të tyre janë mbledhur jashtë selisë së gjykatës ku po zhvillohet procesi, në Dijarbakir. Përfaqësues të BE-së po monitorojnë situatën në Dijarbakir, që është dhe qyteti me shumicën më të madhe kurde ne juglindje të vendit. Ndërtesa ku po zhvillohet gjyqi u ndërtua posacërisht për këtë proces, për shkak të numrit të lartë të personave që po gjykohen.

Advertisement