Behgjet Pacolli ka folur për Naim Murselin, ish-këshllitarin e tij, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai ka zbuluar nëse ka pasur komunikim me Naimin natën qe ka ndodhur krimi.
“Jo, unë kam qenë në rrugë zyrtare larg Kosovës, por bashkëpuntorët e mi nga Kosova më kanë informuar për rastin”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Nacionale, shkruan Gazeta Sinjali.
“Duke mos ditur si ka ndodhur, unë kam tentuar të kontaktoj, por telefonin e tij ka qenë i mbyllur”, ka treguar Pacolli, i cili gjatë këtyre ditëve ka reaguar disa herë për rastin në rrjetin e tij social, në Facebook.
Liridona Ademaj, është vrarë, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për rastin Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar: Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.
Familja e Liridonës ka kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj nga fshati i bashkëshortit.