Sara dhe Ledri kapen “mat” në Prishtinë!

Momentalisht ata janë çifti më i komentuar i rrjetit sa i përket marrëdhënies së tyre.

Mjaftoi që të mos shfaqeshin në evente publike së bashku për t’u aluduar rreth ndarjes së mundshme.

Advertisement

“Pse nuk e shoqëroi Ledri Sarën në premierën e filmit të saj të parë si aktore”? “Sara dhe Ledri ndahen”, kanë qenë vetëm disa nga titujt e portaleve.

Iconstyle edhe më herët ka zbuluar për ndjekësit se gjërat mes tyre shkojnë për bukuri dhe se e gjithë kjo zhurmë është shkaktuar për vëmendje mediatike. Kjo histori mori tatëpjetën kur Dafina i spastroi të dy nga Instagrami dhe i dedikoi Instastory Sarës duke “e këshilluar” të merrej me bashkëshortin dhe fëmijën e saj.

Nga ana tjetër vetë Sara u shpreh në një intervistë se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur realisht me Dafin.

Më pas vëllai i Sarës kishte pëlqyer një foto ku shkruhej se çifti ishin ndarë dhe kjo i ngriti më tepër dyshimet. Nëna e Ledrit, Xheraldina tregoi publikisht mbështetjen e saj për Olta Gixharin në premierën e filmit në Prishtinë, duke mos i dedikuar asnjë postim nuses së djalit.

Por më vonë ajo postoi një foto të mbesës së vogël ku i kishte bërë tag të dy, duke lënë të kuptohet se gjithçka vazhdon normalisht.

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë çift i zyrtarizuar prej vitesh, madje kanë sjellë në jetë një vajzë. Por kjo nuk do të thotë se mes tyre nuk mund të ketë kriza apo ndarje.

Mesa duket nuk është ky rasti pasi mbrëmjen e kaluar ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur rrugëve të Prishtinës. Interesi i publikut është aq i madh sa nuk kanë munguar as fotot pa dijeninë e tyre.

Iconstyle ka arritur të sigurojë një foto.

Çifti ka zgjedhur të mos komentojë asgjë në lidhje me aludimet e ngritura në rrjet rreth ndarjes, duke vendosur t’i dedikohen karrierave respektive.