Krisje në marrëdhënien me Arbana Osmanin? Luizi sqaron të vërtetën!

Që prej kohës kur një ditë të bukur Luiz Ejlli vendosi papritur të bënte “unfollow” në Instagram disa persona, mes tyre edhe Arbana Osmanin, u aludua se mes tyre (Arbanës, bashkëshortit të saj Eduartit dhe Luizit) ka pasur një krisje në marrëdhënie, gjë që vazhdon raportohet ende në mediat rozë e që më në fund kemi edhe një përgjigje nga vetë fituesi i “BBVIP”.

Kështu, në premierën e “Në Kuadër të Dashurisë” në Shkodër, mes shumë gjërash të tjera, Luizi pikërisht për raportin me drejtuesen e “Big Brother”, i pyetur nga njëprej gazetarëve. Pasi tha se nuk ka marrëdhënie dhe gjithcka është “normale”, këngëtari këmbënguli të dinte se ku e kishte dëgjuar gazetari që kishte “krisje” mes tyre dhe më pas tha: “Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet”.

Advertisement

Pra pati një konfirmim nga Luizi, ndërsa fansat e tij në komente aludojnë se mund të flasë vetëm në maj, pasi atëherë përfundon kontratat e tij e menaxhimit nga Top Channel dhe nuk mund të komentojë mbi këtë gjë derisa të jetë nën kontratë.

@luizejlli0

#luizejlli #kiaratito #bigbrathervip

♬ Shqiptar – Sajmen

Kujtojmë se Arbana edhe pse ishte e pranishme në premierën e madhe të komedisë që ka protagonistë Luizin dhe Oltën, nuk postoi asgjë në mbështetje të tyre, megithatë moderatorja ka vendosur që mos e bëjë “unfollow” Luizin nga Instagrami dhe ende e ndjek.

Gjithsesi intuita na thotë që do ta zbulojmë më shpejt se maji se cfarë ka ndodhur mes tyre.