Teksa ajo është shtatzënë, Neymar tradhton sërish partneren e tij!

Duket se shprehja e famshme “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron” i përshtatet Neymar Jr 100%. Ai duket se ka trradhëtuar sërish partneren e tij, e cila është në pritje të ëmbël.

Futbollisti u bë sërish shënjestër e mediave pasi u kap në Spanjë, i shoqëruar nga dy vajza. Sipas portalit “LeoDias”, videot tregojnë Neyram në momente intimiteti me vajzat gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë.

Advertisement

Neymar, i fejuar me Brunën e cila është në pritje të ëmbël, u pa duke u argëtuar sikur të ishte beqar. Atleti ishte në klubin e natës Sala Apolo, në qytetin katalanas, në një ditë pushimi nga Al Hilal pas ndeshjes kundër Al-Hiyadh.

Fotot tregojnë Ney-n duke folur me vajzat, duke i përqafuar ato dhe në kontakte fizike. Nga ana tjetër, Bruna ishte në Brazil gjatë asaj kohe.

Situata nxiti spekulime për lidhjen e çiftit, sidomos pasi Bruna publikoi një mesazh enigmatik në rrjetet sociale. Në Instagram, ajo bëri një postim për besnikërinë, të cilën përdoruesit e internetit e interpretuan si një thumb të mundshëm ndaj Ney. Influencuesja shkroi:

“Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë pranë teje çdo ditë, nuk je besnik ndaj askujt”. Postimi u fshi pak më pas.

Babai i Neymar i ka hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit” duke deklaruar se djali i tij është beqar. Léo Dias ka folur me babain e lojtarit, i cili i ka thënë:

“Ai është beqar. Apo jo?”.

Kjo nuk është hera e parë që braziliani tradhton Brunën. Në Instagram, Neymar madje kërkoi falje pasi tradhtia u zbulua në internet dhe u bë një nga temat më të përfolura.