Zbulohet konkurrentja e radhës në “DWTS”…

Show i kërcimit, “Dancing with the Stars”, do të nisë shumë shpejt sezonin e dytë dhe disa nga emrat pjesëmarrës që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, fituesja e shumë çmimeve të bukurisë Atalanta Kërçyku, sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP’ dhe regjisorja Arnita Beqiraj.

Vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS ka postuar konkurrenten e radhës.

Advertisement

Bëhet fjalë për Juliana Nurën që publiku e njeh për energjinë e saj. Ajo u rikthye në jetën publike me pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP Kosova’ ku arriti deri në finale.

Përvoja 25-vjeçare e balerinit profesionist Dion do ta ndihmojë në këtë rrugëtim të ri në ekranet shqiptare!