Prokuroria ankimon vendimin e Apelit, kërkon rikthimin e Encës në qeli!

Pak ditë pasi u la e lirë, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata për këngëtaren Enca duke kërkuar rikthimin e saj në qeli.

Policia e Tiranës e arrestoi Encën në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Pesë ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi ta nxirrte nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë, duke i caktuar këngëtares masën e ‘detyrimit të paraqitjes’.

Advertisement

Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.

Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg. Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar.