25 Serialet më të mira televizive, sipas Rotten Tomatoes!

“Breaking Bad” është kurorëzuar si shfaqja më e mirë televizive e 25 viteve të fundit në një listë të përpiluar nga Rotten Tomatoes.

Në 25 vjetorin e saj, faqja u kërkoi kritikëve të aprovuar të renditnin pesë shfaqjet e tyre televizive më të mira publikuar gjatë 25 viteve të fundit. Votat më pas u numëruan dhe u përpilua një liste me 25 seriale.

Advertisement

“Breaking Bad” doli fitues, duke mposhtur nënkampionët e “The Sopranos” dhe “The Wire” në vendin e tretë.

“Mad Men” dhe “Succession” plotësojnë top pesëshen, me këtë të fundit që u mbyll këtë vit me sezonin e katërt.

Pavarësisht kontroversit të sezonit të fundit, “Game Of Thrones” përfundoi në vendin e shtatë, duke u vendosur përpara shfaqjeve si Lost, Fleabag dhe Atlanta.

Lista e top 25 Serialeve:

1. Breaking Bad
2. The Sopranos
3. The Wire
4. Mad Men
5. Succession
6. The Leftovers
7. Game Of Thrones
8. Twin Peaks: The Return
9. Lost
10. Six Feet Under
11. Fleabag
12. Ted Lasso
13. Better Call Saul
14. BoJack Horseman
15. Curb Your Enthusiasm
16. Atlanta
17. Stranger Things
18. The Marvelous Mrs. Maisel
19. The Office US
20. The West Wing
21. The Americans
22. Parks and Recreation
23. Arrested Development
24. Watchmen
25. Chernobyl

Gjithashtu u përpilua një listë me 25 filmat më të mirë të 25 viteve të fundit, ku Mad Max: Fury Road zuri vendin e parë. Kjo u pasua nga Parasite, Mulholland Dr. i David Lynch, The Dark Knight dhe Portreit Of A Lady On Fire.

Seriali më i mirë i 25 viteve të fundit Breaking Bad, krijuar nga Vince Gilligan, përfundoi pas pesë sezonesh në vitin 2013.