Këtë konkluzion e ka bërë publik një studim i Universitetit College në Londër i publikuar në “Journal of Epidemiology and Community Health”. Kërkimi është i dyti i kësaj natyre. Më parë ishin bërë teste tek fëmijë 3 vjeçarë dhe nuk u vërtejt asnjë ndryshim midis atyre nënat e të cilëve nuk kishin pirë fare alkool gjatë shtatzanisë dhe atyre nënat e të cilëve kishin konsumuar alkool në mënyrë të moderuar.
Kërkuesit e Universitetit College kanë shkuar më tutje duke analizuar fëmijët në moshën e shkollës dhe sërish është konfirmuar se nuk ka dëme, përkundrazi: ” Tani ka prova që nuk ka rrezikshmëri të zhvillimit tek fëmijët nëse mamatë konsumojnë në mënyrë të moderuar alkool gjatë shtatzanisë”,- ka thënë Yvone Kelly, njëra prej studiueseve. Gjithsesi paçka studimit dhe provave Ministria Britanike e Shëndetësisë ka preferuar të mos ndryshojë asgjë nga qëndrimi zyrtar, pra të mos konsumohet fare alkool gjatë shtatzanisë.
Ndërkohë vlen të theksohet se sasia e konsideruar si jo e dëmshme nga studiuesit e Universitetit College është një apo dy njësi alkooli, të barazvlefshme me një birrë të vogël apo një gotë verë e kuqe 175 ml.