Problemet e shëndetit mendor janë në rritje. Eksperti i shëndetit publik Alban Ylli gjatë prezantimit të raportiti tha se nga këto probleme më shumë vuajnë gratë, dhe se preceptimi në popullatë është shumë herë më i lartë se diagnostikimi real.
“Nëqoftëse se pyesni individët a ju ka diagnostikuar apo jo një mjek se jeni me depresion, mundësia është shumë e vogël, 2-3%. Nëse u drejtohet pyetja se nëse jeni ndjerë në depresion, shifrat janë shumë të mëdha. Janë ndjerë në depresion shumicën e kohës. A e keni menduar vetëvrasjen, jemi në shifrat 5 me 9%, po të shkosh në SHBA mund të jetë më i lartë. Te femrat perceptimi është më i lartë.”
Depresioni i raportuar nga popullata është 5 herë më i lartë se depresioni i diagnostikuar, dhe sipas Yllit ky është një tregues për përdorim të ulët të shërbimeve shëndetësore, dhe se një faktor që ndikon mund të jetë dhe stigma.
“Lidhur me individët që kanë një diagnozë të shëndetit mendor, janë rreth 40 mijë raste të regjistruara te mjeku i familjes ndërsa të shtruar janë maksimumi 4 mijë.”
Problemet e shëndetiti mendor janë shqetësim edhe tek të rinjtë.
“26% te meshkujt, 39% te femrat.”
Sipas të dhënave rreth 25% e totalit të personave te regjistruar me probleme të shëndetit mendor, ose mbi 10,500 raste janë me skizofreni. Raporti për gratë dhe shëndetin mendor në Shqipëri është hartuar në bashkëpunim me shoqatës “Together for Life”.