Fiksimi i Kylie-t

Artistja ka një stil unik që kombinon glamour dhe elegancë. Për veshjet e saj nuk ke ç’thua, por as për këpucët nga sa shohim. Së fundmi këngëtarja azhornon në Twitter-in personal mbi blerjet e reja përsa i përket këpucëve. “Këpucët e ditës” quhet rubrika ku Kylie çdo ditë poston foto të këpucëve të reja që blen. Nga Louboutin tek Gucci e kështu me radhë, asgjë nuk mungon në garderobën e Zonjës K. Muajin e fundit janë botuar foto të të paktën pesë palë këpucëve të reja. E vetmja gjë që nuk publikohet është çmimi i tyre.

Advertisement