Ed Sheeran “koncert” gjatë gjyqit!

Artisiti Ed Sheeran këndoi dhe luajti në kitarë në një sallë gjyqi në Manhattan, në një përpjekje për të hedhur poshtë akuzat se kënga e tij hit “Thinking Out Loud” është një “vjedhje” e këngës “Let’s Get it On”.

Sheeran kujtoi se këngën e kishte shkruar një mbrëmje në fillim të vitit 2014 në shtëpinë e tij në Angli, në një bashkëpunim me tekstshkruesen dhe shoqen e tij, Amy Wadge.

Advertisement

Për të shkruar tekstin e këngës, Sheeran tha se ishte frymëzuar nga histori personale.

“Unë marr shumë frymëzim nga jeta dhe familja ime,” tha Sheeran, i cili është paditur nga trashëgimtarët e kantautorit Ed Toënsend, i cili shkroi këngën e vitit 1973.

Ata kërkojnë një pjesë të fitimeve të këngës “Thinking out Loud”. Ndërkohë, gjyqi pritet të rifillojë të hënën.