Gati për të kërcyer, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora sjellin bashkëpunimin e radhës…

Bashkëpunimet e Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës nuk ndalojnë. Pas “Gajde” dhe “Luj”, dy artistet kanë zbuluar projektin e tyre të radhës.

Advertisement

Elvana Gjata ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të shkurtër nga kënga e titulluar “Rrotullo”. Më e bukura është se fansave nuk do iu duhet të presin gjatë.

Kënga do të publikohet mbrëmjen e së enjtes në orën 19:30.