Nata e dytë në suitë, u shoqërua sërish me momente romantike mes çiftit Luiz-Kiara. Të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë, Luizi dhe Kiara kaluan disa momente intime me njëri-tjetrin.
Gjatë qëndrimit të tyre në suitë, në këtë natë të dytë, nuk munguan bisedat, lojërat, batutat, të qeshurat, puthjet dhe përqafimet.
Sonte është nata e fundit që ata të dy do flenë në suitë, pasi qëndrimin e aty e kishin vetëm për 3 netë.
Ishte Kiara ajo që i kërkoi Vëllait të Madh si dëshirë një suitë për të dhe Luizin. Dëshira e saj u plotësua, pasi ajo ishte një nga fitueset e lojës së imitimeve.