Tradhëton sërish?

E përjavshmja amerikane IN TOUCH ka publikuar një shkrim ku thuhet se ylli i futbollit ka fjetur me Irma Nici, një vajzë high –class, pesë herë në vitin 2007 dhe se e ka paguar 10, 000 $ për shërbimet e saj. Nici ka rrëfyer se Beckham ishte një dashnor shumë “i butë dhe i sjellshëm” dhe ka shtuar se tradhëtia me të “ishte shumë eksituese”. “Ishte shumë eksituese. Ka kaq shumë femra që do të donin të shkonin me të dhe më qëlloi mua”,- ka thënë Irma. Reagimi i përfaqësuesve të Beckham ka qenë shumë i shpejtë dhe e ka cilësuar shkrimin dhe pretendimet e vajzës si “gënjeshtra” dhe “tërësisht të pavërteta”. “Fatkeqësisht jetojmë në një botë ku revistat mund të botojnë gënjeshtra dhe mendojnë se mund t’ja kalojnë lehtë. Gjithçka shkruhet është e pavërtetë dhe qesharake, ashtu sikurse ju më me dije dhe vetë revistës përpara se të publikonte shkrimin”,- është thënë nga përfaqësuesi i familjes. Zëdhënësi po ashtu ka deklaruar se David dhe Victoria do të ndërmarrin hapa ligjorë kundër revistët In Touch.

Advertisement